TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skandali që ndodhi dje në QSUT, ku tetë mjekë të urgjencës firmosën një MEMO për dorëhqeje të përbashkët, duket se fillesat e ka më të hershme. Mjeku i i urgjencës së QSUT-së, Petrit Vargu ndërsa flet për këtë situatë, thotë se gjithçka ka nisur me ardhjen e “Rilindjes” në pushtet.
I pyetur nga TPZ.AL, Vargu u shpreh: “Kjo që ndodhi me mjekët e urgjencës i ka fillesat me që nga ardhja e Rilindjes. Ajo e shkatërroi shëndetësinë. Vendosi në krye të spitaleve persona të paaftë, që nuk kanë lidhje me shëndetësinë dhe që janë në atë vend si pasojë e të atyre konkurseve falso”.
Më tej Vargu tha se urgjenca e QSUT, në këto momente kur nuk jemi në prag epidemie, është e tejmbushur, jashtë kapaciteteve të saj.
Sipas tij, e gjithë kjo gjendje është krijuar me ardhjen në krye të QSUT-së të drejtorit Enkelejd Joti, me të cilin ata kanë edhe konfliktet konkrete.
“Edhe në kohën e Enver Hoxhës, nuk vendosej një mjekë në krye të Uzinës Traktori, ndërsa sot vendoset një mekanik në krye të një spitali”, tha Vargu.
I pyetur se çfarë pritet të ndodh, Vargu tha: “Asgjë nuk do të ndodh. Ata do t’i bëjnë pak makijazh kësaj situate, do të vendosin aty njerëz që i venë para mbrapa duke u thënë të lirojnë pak vende në urgjencë që të zbutet situata”.
TPZ.AL