TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS.
Nga të dhënat e ECDC, Qendra Evropiane e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila ka monitoruar situatën e HIV/AIDS në 15 vende, Shqipëria renditet pas Qipros dhe Malit të Zi për nga numri i të prekurve duke lënë pas Rumaninë, Turqinë, Sllovakinë, Bosnje Hercegovinën e të tjerë.
“Kemi 81 raste të reja këtë vit. Numri në total shkon në 1090 të raportuara, por vlerësohet të jenë më shumë”, shprehet Marjeta Dervishi, mjeke epidemiologe.
Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet ajo seksuale.
“Grupi i meshkujve që kryejnë seks me meshkuj, duke iu referuar të dhënave të viteve të fundit, do të shikojmë që kemi një rritje të lehtë”, shprehet mjekja.
“60% e rasteve paraqiten në një stad të avancuar. Ne mendojmë që këta persona duke u diagnostikuar vonë mund të kenë mesatarisht 6 deri në 7 vite që mund të jenë infektuar dhe mund të kenë infektuar edhe persona të tjerë”, shprehet Dervishi.
Shkenca ka evoluar dhe nëse kapet në kohë, një person me HIV/AIDS që trajtohet rregullisht me antiretroviralë, të cilët ofrohen falas në shërbimin infektiv, mund të jetojë vetëm dy apo tre muaj më pak se një person i paprekur.
Ndërkohë që edhe në Shqipëri është bërë e mundur që nga prindër me HIV/AIDS të lindin bebe të pa infektuara .Tanimë është shënuar rasti i tetë. Testi ndaj HIV/AIDS ofrohet falas këtë vit vetëm për gratë shtatzëna.
HIV/AIDS në Shqipëri
Rasti i parë në vitin 1993
81 raste të reja për vitin 2017
1090 raste në total
15 persona kanë humbur jetën në 2017-n/ Top Channel