AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 10:40

Greqi, pranga tre shqiptarëve që transportonin 230 kg drogë

Greqi, pranga tre shqiptarëve që transportonin 230 kg drogë

Policia greke ka bërë të mundur ditën e djeshme, sekuestrimin e një sasi të madhe droge, e cila vinte nga Shqipëria.

Në komunikatën e shpërndarë për mediat, policia greke bën me dije se operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra, se nga Shqipëria po tentohej të futej një sasi e madhe droge.

Për këtë arsye, policia greke kishte shtuar patrullimin përgjatë kufirit me Shqipërinë.

Në një zonë pyjore, në afërsi të Pogonit, nga ana e policia greke janë konstatuar tre shqiptarë, ku pas kontrollit të zonës me ndihëm e një qeni, u gjet sasia prej rreth 230 kg droge.

Pas kësaj, shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, janë vënën në pranga, ndërsa mësohet se ata përveçse do të akuzohen për trafik droge, do të përgjigjen para ligjit edhe për hyrje të paligjshëm në territorin grek.

TPZ.AL