TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkatërrimit të bandës shqiptaro-greke të trafikut të heroinës me drejtues një shqiptar, ka folur për mediat greke pronari i tavernës ku ishte fshehur sasia e drogës.
Pronari grek, cituar nga mediat vendase nuk e ka fshehur dot habinë e madhe kur mësoi se shqiptari që ai i besonte si fëmijën e tij ishte pjesë e rrjetit të trafikut.
Ai thotë se shqiptarin 34-vjeçar e donte si djalin e tij pasi punonin bashkë prej shumë kohësh.
“Më lehtë do ta kisha të fajësoja fëmijën tim se sa atë”, thotë ai, duke këshilluar tashmë të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes me cilët punojnë.
“Bëni kujdes se cilët persona fusni në shtëpitë dhe bizneset tuaja”- thotë ai.
Dje u arrestuan tre shqiptarë, gjatë aksionit në qytetin Kalyvia, ku u sekuestruan rreth 29 kilogramë heroinë. Droga u gjet në murin e një taverne, ku punonte njëri prej shqiptarëve, që u prangos dhe ishte pjesë e bandës së trafikut.
Mediat greke thanë se koka e bandës ishte një shqiptar 32-vjeçar.
TPZ.AL