AKTUALITET, 10 Maj 2019, 12:20

Nesër protesta e opozitës, ambasada e SHBA: Refuzoni dhunën!

Nesër protesta e opozitës, ambasada e SHBA: Refuzoni dhunën!


Ambasada e SHBA në Tiranë, një ditë përpara protestës së opozitës para Kryeministrisë, ka bërë thirrje për tubim paqësor.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet.

Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.