AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 14:31

Negociatat me Greqinë, reagon Bushati: Më habit qëndrimi i Metës, por kush jam unë që…

Negociatat me Greqinë, reagon Bushati: Më habit qëndrimi i

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka komentuar deklaratën e djeshme të Presidentit të Republikës, i cili gjatë një interviste tha se do të priste Gjykatën Kushtetuese për të marrëveshjen me Greqinë.

Bushati tha që është i habitur nga qëndrimi i Metës, por shtoi se ai nuk është askush që të gjykoj vendimet e të parit të shtetit.

“Negociatat nuk kanë përfunduar. Nuk mund të bëjmë dasmë nëse rast se nuk kemi çiftin. Derisa negociatat nuk kanë përfunduar, ne jemi pjesë e një ekipi, siç është dhe presidenti.  Pikëpamjet e ndryshme kam fuqinë institucionale për të drejtuar në rrugë institucionale. Më habit që presidenti ka ndryshuar qëndrim, por kush jam unë që ta gjykoj të parin e shtetit”, tha Bushati gjatë konferencën me homologen austriake.