TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është futur në garën për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, duke u përballur me kandidatin tjetër, Flamur Noka. Kandidatura e Korreshit u bë publike pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të partisë.
Korreshi bëri të ditur se vendimi për kandidimin është marrë gjatë ditës së sotme, duke theksuar se nuk ka pasur nevojë për një fushatë të veçantë, pasi të dy kandidatët janë figura të njohura për strukturat dhe anëtarësinë demokrate.
“Është vendim i ditës së sotme”, u shpreh Korreshi.
I pyetur për kandidimin e tij, deputeti demokrat tha se ky ishte një vendim personal dhe se tashmë janë anëtarët e Këshillit Kombëtar ata që do të vendosin përmes votës.
“Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri-tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë”, deklaroi ai.
Lidhur me mundësinë që të renditet i dyti në garë, Korreshi u shpreh shkurt:
“Të mbarojë njëherë votimi.”
Gara për postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike vijon mes Saimir Korreshit dhe Flamur Nokës, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli Kombëtar i PD-së.