AKTUALITET, 15 July 2026, 14:37

Gjuetia spektakolare, peshkatari në Vlorë fiton ‘përleshjen’ nën ujë, kap peshkun 27 kilogramësh

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.

Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë. Kjo nuk është hera e parë që Armando Fili bëhet i njohur për kapjen e një peshku të përmasave të mëdha. Pak kohë më parë ai tërhoqi vëmendjen pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.