AKTUALITET, 15 July 2026, 14:03

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët dhe rumuni në Itali

Një operacion antidrogë në Itali çoi në sekuestrimin e një ngarkese të madhe kokaine që po futej në vend me kamion. Guardia di Finanza njoftoi se kishte kryer sekuestrim masiv të mbi 111 kilogramëve kokainë të ndara në 100 blloqe, si dhe 19,000 euro në para të gatshme.

Në pranga ranë tre persona, 2 prej tyre shqiptarë dhe një rumun, që ishin drejtues të mjetit dhe korrierë të mallit. Droga u gjet në në kabinën e kamionit teksa ishte e paketuar mirë dhe e stampuar me logo elefanti.

Sipas një vlerësimi të Guardia di Finanza, pasi të pritej dhe të hidhej në treg, kokaina do të kishte gjeneruar fitime prej afërsisht 20 milionë eurosh.