AKTUALITET, 15 July 2026, 14:41

‘Arresti me burg’ i Veliajt në Gjykatën e Lartë, Ilir Panda dorëhiqet si relator i çështjes

Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen si relator i çështjes së Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë. Në vend të tij është caktuar Sandër Simoni që pritet t’i shtohen edhe emrat e dy anëtarëve të tjerë të treshes gjykuese.

Në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e Veliajt për masën e arrestit me burg duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij.

Veliaj është arrestuar vitin e kaluar.