TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prezantuesi Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor.
“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor. Nuk flas dot më shumë, më duhet të respektoj institucionet. Isha si person në dijeni.”, tha ai.
Ai shkëmbeu batuta me gazetarët, teksa tha se Prokurorët ishin miqësorë dhe se i ka ftuar që të shkonin në programin e tij.
“Jo keq. Ishin miqësor. Edhe unë u ftova në programin tim. Po prokurorët, edhe ata njerëz janë. Meqenëse “E diela Shqiptare” ka përmasa njerëzore, më ftuan i ftova.”, tha ai.