TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
93.9 miliardë lekë ose 10.9% më shumë të ardhura janë arkëtuar gjatë pjesës së parë të këtij viti në skemën e sigurimeve shoqërore. Këto të dhëna kanë impakt direkt në skemën e pensioneve.
Administrata Tatimore ka publikuar të dhënat, të cilat tregojnë se ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të skemës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Nëse bëjmë një krahasim të të dhënave me periudhën janar-qershor të vitit 2025, ku janë arkëtuar 84.7 miliardë lekë, rezulton se janë mbledhur 9.2 miliardë lekë më tepër gjatë këtij viti. Këto rezultate domethënëse në mbledhjen e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë ardhur si rezultat i rritjes së formalizimit dhe zbatimit të masave të Administratës Tatimore për deklarim dhe pagesë korrekte të kontributeve për punonjësit. Po ashtu, rritja e kontributeve është një tregues i qartë i ndërgjegjësimit në rritje të biznesit dhe i forcimit të administrimit tatimor. Elementë të tjerë që kanë ndikuar në këtë situatë vlerësohen edhe rritja e pagave, si dhe ulja e nivelit të nëndeklarimit.
Përmirësimi i skemës së të ardhurave shoqërore është mundësi më shumë edhe për të ndërhyrë në skemën e pensioneve. Qeveria ka paralajmëruar se tashmë po punohet për një skemë të re pensionesh, e cila do të publikohet së shpejti.
Po ashtu, për shkak të ardhurave të larta, qeveria miratoi së fundmi edhe një bonus për verën për pensionistët në vlerën e 5 mijë lekëve. Ndërsa sfidë mbetet që në vitet në vijim të bëhet një rritje e mirëfilltë e pensioneve.