TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkruar nga Simon Jenkins, për "The Guardian". Përgatiti: TPZ.AL
Harrojeni Brexit-in. Referendumi që me të vërtetë ka rëndësi është ai i kësaj të diele, në krahinën spanjolle të Katalonjës dhe qytetin e saj më të madh, Barcelonës. Vota katalanase për pavarësinë nga Spanja do të shkaktonte një votim të ngjashëm në Euskal Herria, krahinën baske, dhe do ta çojë Spanjën në rrugën e shpërbërjes. Rezultati i referendumit është i paparashikueshëm, prandaj qeveria e Madridit e ka shpallur atë të paligjshëm dhe ka bërë ç’është e mundur për t’a shtypur.
Çdokush që mendon se ballkanizmi është një fenomen i shekullit të 19-të është thjesht një naiv. Përgjatë këtij muaji, kurdët, grupi i “njerëzve pa shtet”, më i madhi në botë, votuan për t’u ndarë nga Iraku, për të mos përmendur rajonet kurde të Iranit dhe Turqisë. Ndarja e Ukrainës ka krijuar dy shtete de-facto. Jemeni po lufton i vetëm. Mianmari po përballet me ndarjen e detyrueshme të Rohingyas, të cilët shumica burmeze nuk i pranojnë në vendin e tyre. Në Britani, Brexit-i është një formë shkeputjeje.
Shtetet sovrane veprojnë në mënyre joracionale, kur shohin fuqinë e tyre të zbehet. Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të shtypur votimin e së dielës me bastisjen e policisë, censurën e medias dhe ushtrimin e dhunës, vështirë se mund të jenë produktive. Ishte mohimi i pafund i Londrës për shpërnguljen në Skoci në vitet 1980 që nxitën nacionalizmin skocez. Ishte në pjesën më të madhe, ritmi i rrezikshëm i përqëndrimit të pushtetit tek BE-ja, që nxiti Britaninë në derën e Brexit.
Problemi është se përkufizimi i demokracisë si “vullnet I popullit” nuk përcakton se cilët njerëz e kanë këtë vullnet. Britania mbrojti dëshirën e banorëve të ishullit Falkland, për të qëndruar britanikë, por jo atë të qytetarëve të Hong-Kongut apo Diego Garsias. Britania shkoi në luftë për Bosnjen dhe Kosovën që të shkëputeshin nga Jugosllavia dhe Serbia respektivisht. Do të ishte e lumtur nëse Irlanda e Veriut do të votonte për t’u ndarë dhe bashkuar sërisht me Republikën e Irlandës, por kundështuan me fanatizëm pavarësinë skoceze. Ndarja është një koncept i mbushur me standarte të dyfishta.
I vetmi përfundim që ka kuptim, është njohja e të drejtës së grupeve territoriale në një formë të vetë-qeverisjes. Liria e një shteti demokratik për të penguar shpërbërjen e tij është kufizuar nga e drejta e krahinave të saj për të vendosur vetë se si duan të qeverisin dhe nga kush. Ndarja paqësore e Cekosllovakisë ishte një ceshtje e rëndesishme. Kur marrëveshja nuk arrihet, shkëputja është e pashmangshme. Alternativa është konflikti dhe më tej dhuna.
Kjo është arsyeja përse problemi nuk është shkëputja në vetvete, por centralizimi i pushtetit që zakonisht është shkaktari i konfliktit. Konflikti midis Madridit dhe Baskëve coi më në fund në kompromis dhe një “autonomi të lehtë”. Ky me siguri duhet të jetë rezultati paqësor i mosmarrëveshjes katalane. Mënyra se si pushteti trajton, të drejtat e të dobtëve ka definuar politikën që prej kohërave të herëshme. Decentralizimi i pushtetit nuk është një opsion por një domosdoshmëri.
Shkruar nga Simon Jenkins, për "The Guardian". Përgatiti: TPZ.AL