TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump shquhet për numrin e madh të shkarkimeve dhe dorëheqjeve, që kur manjati i pasurive të patundshme erdhi në detyrë në muajin janar.
Më poshtë vijon lista e ish-stafit dhe këshilltarëve kryesorë :
SALLY YATES, 30 janar: Trump shkarkon prokuroren e përgjithshme për shkak të kundërshtimit të saj ndaj politikave të tij të emigracionit.
MICHAEL FLYNN, 13 shkurt: Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqjen vetëm pas 23 ditësh në detyrë.
KATIE WALSH, 30 mars: Shefe e Shtabit Reince Priebus zbulon se personeli i Shtëpisë së Bardhë është burim i i informacioneve sekrete dhe ajo shkarkohet.
JAMES COMEY, 9 maj: Trump shkarkon shefin e FBI-së, duke thënë më vonë, se ai kishte muaj që e kishte planifikuar shkarkimin e drejtorit të “teatrit të perfomancave”.
MIKE DUBKE, 30 maj: Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë jep dorëheqjen pas tre muajsh në detyrë.
WALTER SHAUB, 6 korrik: Kreu i Zyrës së Etikës së qeverisë jep dorëheqjen pas disa muajsh mosmarrëveshje me Shtëpinë e Bardhë në lidhje me refuzimin e Trump për të hequr dorë plotësisht nga bizneset e tij dhe vonesat e administratës për heqjen e kodit të etikës për të emëruarit.
MARK CORALLO, 20 korrik: Zëdhënësi i ekipit ligjor që përfaqëson Trumpin në lidhje me akuzat për bashkëpunim me Rusinë në zgjedhjet amerikane jep dorëheqjen, i ndjekur nga një avokat tjetër, Mark Kasowitz.
SEAN SPICER, 21 korrik: Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë jep dorëheqjen ndërsa Trump vendos të emërojë Anthony Scaramucci, si drejtor i Komunikimit.
MICHAEL SHORT, 25 korrik: Zëdhënësi i Zyrës në Shtëpinë e Bardhë jep gjithashtu , dorëheqjen.
REINCE PRIEBUS, 28 korrik: Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë largohet nga detyra.
ANTHONY SCARAMUCCI, 31 korrik: Bankieri i Wall Street, i njohur gjithashtu si “Mooch” qëndroi vetëm dhjetë ditë si drejtor i komunikimit.
STEPHEN BANNON, 18 gusht: Sipas disa supozimeve Bannon mund të ketë rënë viktimë e luftës në Shtëpinë e Bardhë ose të jetë shkarkuar ose të ketë dhënë dorëheqjen.
TOM PRICE, 29 shtator: Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore jep dorëheqjen në mes një skandali për përdorimin avionit privat për biznesin e qeverisë.