TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një aktivitetit për të nderuar njerëzit e shërbimit të spiunazhit, “top spy” Yossi Cohen, tha se agjentët izraelitë kanë kryer “mijëra operacione”, disa tepër të thella në vendet armike, shkruan Timesofisrael.com.
Kreu i shërbimit inteligjent izraelit, Mosad, paralajmëroi se Irani, përmes aleatëve të tij, është duke operuar “më afër se kurë” në kufijtë e Izraelit me Libanin dhe Sirinë, edhe pse gjithashtu Izraeli është tepër aktiv në teritorin kundërshtar.
Kryespiuni i Izraelit, Yossi Cohen, shtoi se duke armatosur grupet terroriste Hezbollah dhe Hamas, Republika Islamike e Iranit ishte duke zhvilluar kapacitetet e bërthamore të saj me qëllimin për t’ua dhënë atyre.
Cohen i bërë të ditura këto gjatë një ceremonie ku bënin pjesë gjashtë ekipe nga shërbimet e spiunazhit, të cilët morën një vlerësim special nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Nisur dhe nga ndjeshmëria e operacioneve, detajet e aktivitetit të ekipeve u mbajtën sekret.
Sipas shefit të Mossad, shërbimi inteligjent “kryen qindra dhe mijëra aktivitete çdo vit – disa prej tyre të komplikuara dhe të thella brenda zemrës së vendeve armike”. /TPZ.AL/