BOTA, 3 Tetor 2017, 16:04

Katalonjë, qindra mijëra në shesh kundër dhunës

Katalonjë, qindra mijëra në shesh kundër dhunës

Qindra mijëra veta zbritën në sheshet e të gjithë Katalonjës për të protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë ditës së të dielës gjatë procesit të votimit të referendumit. Lajmi raportohet nga televizioni publik, Tv3.

Manifestimi më i rëndësishëm u zhvillua në Barcelonë. Protestuesit bllokuan trafikun e 24 arterieve kryesore në ved, midis të cilave dhe ato me lidhje ndërkombëtare Ap7 dhe C32. Greva e përgjithshme është mbështetur na qeveria katalanase dhe komunat e Barcelonës dhe Xhironës.

Presidenti katalanas, Karles Puigdemont, kërkoi një “ndërmjetësim ndërkombëtar” të Bashkimit Europian me Madridit, dhe i bëri thirri BE-së “të mos vazhdojë duke shikuar palën tjetër”.

“Sot nuk po deklaroi pavarësinë, por kërkoj një ndërmjetësim, pasi duhet të krijuar një klimë e shtensionuar dhe që e favorizon atë”, u shpreh Puigdemont./Tpz.al/