TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mentor Nazarko tha për “Të Paekspozuarit” se lëvizja studentore do të shndërrohet në lëvizje politike për shkak të pastërtisë.
Më tej analisti u shpreh se studentët duhet të dialogojnë me kryeministrin për 8 kërkesat. Sipas analistit dialogu është mënyra e duhur për të zgjidhur çështjen e studentëve.
“Unë kam thënë që lëvizja studentore do të shndërrohet në lëvizje politike, unë mendoj se për shkak të pastërtisë së vetë do të duhet të kthehet në një parti politike.
Ne kemi degjenerim të klasës politike në tërësi, dhe shfaqja e kësaj lëvizje mund të sjellë edhe zhdukjen e partive aktuale, kjo lëvizje mund të shndërrohet në një forcë politike .
Përsa i përket takimeve të Ramës me studentët, mendoj se duhet dialogim, pasi ato pika që studentët kërkojnë, duhen që të ketë ndërhyrje në ligj dhe në këtë mënyrë do të duhen negociatat.
Këto nuk zgjidhen me ultimatum, por me diskutim, Rama është duke dal vetë në takime, mendoj se studentët duhet të përballen me debatin dhe diskutimet. Disa prej akuzave që studentët po i bëjnë, krijojnë besueshmëri.” TPZ.AL