TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, tha në studion e emisionit "Të Paekzpozuarit", se PD dhe opozita nuk ka asnjë kompleks për të përmendur biznesmenin Bashkim Ulaj, si personi që mund të qëndrojë pas kompanisë DH Albania.
Sipas këshilltarit ligjor të PD-së, opozita nuk mund të merret vetëm me biznesmenin por duhet të denoncojë përgjegjësinë e ministrit Gjiknuri të kryeministrtit dhe mazhorancës për abuzimin me 40 milion euro.
“Në rastin e kompanisë DH ne nuk kemi asnjë kompleks për të përmëndur Bashkim Ulajn, por kjo është një çështje që tashmë është nën hetim nga prokuroria. Fakti është se atje është një 26 vjecar që nuk është pronar i kësaj kompanie, ka disa elementë që adresa e kompanisë DH, e të tjera që të çojnë tek kompania e biznesmenit Ulaj.
Ne kemi dalë dhe ia kemi thënë emrin por është detyra e autoriteteve shtetërorë që duhet të japë shpjegim dhe ne nuk mund të merremi me një bizensmen dhe të lëmë jashtë përgjegjësive ministrat dhe qeverinë”, tha Bardhi.
TPZ.AL