AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 22:43

VIDEO/ Edmond Bego përplaset me Bardhin e PD live në emisionin Të Paekspozuarit

VIDEO/ Edmond Bego përplaset me Bardhin e PD live në emisionin Të
Biznesmeni Edmond Bego ka hedhur poshtë akuzat që janë bërë nga Partia Demokratike, se është devijuar projekti te Unaza e Re, me qëllim që kompania e tij të bëjë ndërtime te “Unaza e Re” në kryeqytet. “E kam mbaruar dënimin tim, 4 vjet e katër muaj nga të cilat një pjesë e kam kryer dënimin në Shqipëri. Ko 21 si thotë PD. Edhe lidhur me 40 mln tendera që më akuzojnë s’është e vërtetë se kam qenë nënkontraktor me firmën aktor. Kam qenë nënkontraktor dhe s’kam marrë lekët e taksapagueseve. S’kam asnjë lidhje. Pasi ka mbaruar dënimin kam kaluar tre herë resht në pastrimin e parave, kompanisë sime dhe kam rezultuar 3 herë se s’kam para të futura nga krimi, 2 herë nga këto ka qenë në kohën e PD-së. S’mund të abuzoni me një njeri që ka bërë një krim kur ka qenë 18 vjeç. Kërkesa për leje ndërtimi s’është e vërtetë. Unë si firmë kam bërë një projekt. Pronarët kanë pasur një kontratë me një njeri që është anëtar i PD, ai ka pas kontratë me pronarët dhe i kam blerë firmën këtij personi. Do i lutesha kryetarit të PD-së Lulzim Basha mos të abuzoni me ermin tim se po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo ca jeni”, tha mes të tjerash Edmond Bego në emisionin “Të Paekspozuarit”. “Kam fitur një tender 1 mln euro në 15 vjet dhe qenka fundi i botës”, tha Bego teksa i përgjigjej akuzave të Gazmend Bardhit të PD-së. Ai premtoi se nuk do të marrë më pjesë në tendera publikë për shkak të akuzave të shumta, sipas tij të pavërteta. “Unë duhet të vazhdojë të shesë drogë prapë çfarë duhet të bëj”, u shpreh Bego. PJESË NGA DEBATI Bego: Do i lutesha PD dhe kryetarit Basha që e kam komshi që të mos akuzojnë kot se po na shkatërroni jetën. Po na bëjnë që të ngrejmë valixhet. Do përballemi në gjykatë. Jam i gatshëm që të vijë në studio. Jam i gatshëm për çdo gjë. Bardhi: Pagesat për privatizimin janë bërë nga zotëria që flet në telefon. Bego: Nuk është e vërtetë Bardhi: S’kam asgjë personale me të. Bego: Po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo jo, ca jeni? Rakipi: Bego thotë se nuk është e vërtetë? Keni dokumente ju? Bardhi: Po i kemi dokumente Bego: Po nxirre dokumentin Bardhi: Do ta nxjerrim të hënën. Do i nxjerrim dhe ato që i keni bërë shtetit shqiptar Bego: Ca kam paguar? Bardhi: Keni bërë pagesa shtetit shqiptar. Pagesa e dytë është bërë më 11 mars. Bego: Janë të pa vërteta. Bardhi: Ka fakte… Bego: Keni qenë ministër Drejtësie. Si mund të thoni kështu për një person. Që unë jam trafikant, apo anëtar i bandës së Lushnjës. Po si mund të abuzoni me mua kështu? Jeni njerëz apo jo Rakipi: Këto pagesa si keni bërë? Bego: Kam ndihmuar pronarin e truallit me kredi për të bërë privatizimin. Se ai s’ka pasur mundësi që ta privatizonte. Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit që ta privatizonte. Bego: Po pronarit. Bushati: Për ça ja dhatë këto lekë? Bego: Unë jam biznesmen pavarësisht se për çfarë akuzohen, më vihen etiketa si trafikanti.. Bushati: S’po ju vë asnjë etiketë. Por s’kam gjetur asnjë njeri që të më ndihmojë duke më dhënë 750 mijë euro. Bego: Unë ushqehem me djersë të ballit. Një tender që mora në OST, mu nxi jeta. nëse marr pjesë në tender shtetëror, nuk flas më. Bushati: Po aplikim për Bashkinë e Tiranës keni bërë? Bego: Kjo s’më heq mua të drejtën që të bëjë punë private. Jo skam bërë aty. Unë firmë e kam blerë nga Ajet Rramccaj. Firma ime ka qenë Inertexpres.