AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 21:12

LSI bashkon votat me PS, miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit

LSI bashkon votat me PS, miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit

Është miratuar me shumicë votash buxheti i bashkisë së Durrësit. Ashtu siç ndodhi edhe në Elbasan pak ditë më parë LSI ka bashkuar votat me këshilltarët e PS dhe aleatët e tyre në miratimin e buxhetit dhe pikave të tjera të rendit të ditës. Këshilltarët e PD e bojkotuan mbledhjen dhe nuk morën pjesë në këtë mbledhje të fundvitit. Këshilltarja e LSI-së Edlira Hyseni propozoi disa ndryshime, të cilat u pranuan nga administrata bashkiake për t’u përfshirë në dokument.