TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati tha në studion e emisionittë pakespozuarit, se opozita duhet të shkëpusë ccdo lidhje cdo tentakulë me krimin duke përforcuar deklaratën e tij të thënë më herët në këtë studio:
“Kur biznesmenët abuzojnë me para publike nuk janë më biznesmen por janë kriminelë”. Bushati ktheu në kujtesë replikën e Ramës me Bashën kur i përmëndi katër biznesmenë të cilët kanë qënë të lidhur ngusht me PD-në kur ishte në pushtet. Bushati shtroi pyetjen për këshilltarin ligjor të PD-së, Gazmend Bardhi, se cilat janë arsyet që Berisha nuk i përmënd këta biznesmenë. “E mbani mënd atë replikën e Ramës kur i drejtohej Bashës :i kujt është Zamir Mane i imi apo i joti, i kujt është Bashkima Ulaj i imi apo i joti, i kujt është Çet Kastrati i imi apo i joti...i kujt është Ram Geci dhe Rama kishte avantazh sepse ka përfituar së fundmi prej tyre. “Kur biznesmenët abuzojnë me para publike nuk janë më biznesmen por janë kriminelë” është shprehja e rikthyer në të paekzposuarit për të cilën Andi Bushati ritheksoi se i qëndron pikë për pikë. Këta oligarkë nuk mund të jenë engjëj kur qeveris Sali Berisha dhe djaj kur qeveris Rama. Një peshë e madhe e frymës që përbën PD-në sot, është ajo e Sali Berishës. Por Berisha nuk i ka përmënd asnjëherë as Çet Kastratin, as Bashkim Ulajnt as Ram Gecin as Zamir Manen. Berisha flet për ccdo shkelje që ndodh me mazhorancën. Asnjë parti nuk mund të bëjë katarsis pa shkëputur cdo lidhje e cdo tentakulë me ata që i kanë mbajtur peng. Me këta njerëz janë të gjitha partitë e lidhura pa përjashtim. Kjo zgjidhet vetëm në se lindin parti të tjera ose pastrimi i ndonjë partie në mënyrë radikale. Pa një crash të madh nuk mund të pastrohet sistemi.
TPZ.AL