AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 21:31

Dëbimi i diplomatëve iranianë, Lleshaj: Shqipëria është më e sigurt se dje

Dëbimi i diplomatëve iranianë, Lleshaj: Shqipëria

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria është një çështje e cila ka hapur debat dhe ka sjellë dhe reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

Përmes një letre të publikuar në ambasada e SHBA, presidenti i SHBA Donald Trump shpreh falenderime për kreun e qeverisë shqiptare për kundërvënien ndaj përjekjeve destabilizuese të Iranit.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në "Real Story" është shprehur se strehimi i MEK në Shqipëri ka bërë që në Tiranë të transferohet përplasja mes rezistencës dhe qeverisë së Irani

“Dëbimi i Ambasadorit të Iranit, u përgezua nga SHBA. Ju e dini se ne kemi marrë përsipër që të strehojmë në Shqipëri një numër të madh iranianësh meqë Iraku ishte në luftë. Strehimi i MEK ne Shqipëri ka bërë që në Tiranë të transferohet përplasja mes rezistencës dhe qeverisë së Iranit. Me këtë vendim, Shqipëria është më e sigurt se dje. MEK janë pranuar për arsye humanitare, qeveria jonë nuk ka asnjë axhende politike me ta, janë pranuar dhe në sajë të një tradite humanitare që ka populli shqiptar. Anëtarët e MEK nuk jane kercenim për ne.”

Ministri Lleshaj është shprehur se nuk mund të japë shumë detaje në lidhje me këtë situatë për arsye sigurie.

“Përkujdesja ndaj sigurisë na bën që të jemi të kujdesshëm për detajet. Irani njihet si një ndër financuesit e terrorizmit në botë. Ne bëjmë maksimumin për parandalimin e ngjarjeve.”

Sipas Lleshajt, ka pasur përpjekje për akte të dhunshme, por ato janë parandaluar në mënyre efikase nga ana e strukturave tona.