AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 21:24

Zjarr në kodrat e Radhimës, digjen ullishtet

Zjarr në kodrat e Radhimës, digjen ullishtet

Një zjarr ka përfshirë kodrat e Radhimës në Vlorë, ndërsa mësohet se një hapësirë e madhe ullishtesh është djegur.

Zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe të zonës turistike të Radhimës dhe ende nuk dihen shkaqet.

Mësohet se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.