AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 22:30

Akuzat e PD/ Edmond Bego: Nuk aplikoj më kurrë në tendera shtetërore

Akuzat e PD/ Edmond Bego: Nuk aplikoj më kurrë në tendera

Pasi Partia Demokratike ka përfshirë emrin e tij në një skandal ku thuhet se qeveria ka devijuar projektin e Unazës së Re për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, ka reaguar për herë të parë ky i fundit. Bego në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ mohoi kategorikisht akuzat e PD.

Pjesë nga debati në studio:

Gazmend Bardhi:Fakti i parë pagesa për privatizimet janë bërë nga ju zoti Bego

Bego: Nuk është e vërtetë kjo që thoni ju. Po na shkatërroni jetën.

Bardhi: Kemi dokumente për pagesat që ju keni bërë për godinat që keni privatizuar. Dokumentat i nxjerrim të hënën dhe vlerat që keni paguar. Pagesa e parë është 120 milion lekë, pagesa e dytrë 11 mars 2016 750 milion lekë.... akuza jonë ka të bëjë me institucionet publike që kanë ndikuar për ndryshime projektit të rehabilitimit të Lanës.

Bego:Po të isha anëtar i bandës së Lushnjes do të isha në burg si mund të na akuzoni kështu ju neve more. Unë kam ndihmuar pronarin e këtij trualli me një kredi që kam marrë 80 mijë euro nga NBG.

Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit ju i keni derdhur në shtet këto para, ja keni dhënë për bamirësi?

Bego:Unë jam taksapagues që paguaj për 96 persona që kam në punë dhe po detyrohem të largohem nga ky vend si shumë të tjerë.

 Bushati: Deri më sot nuk kam gjet njeri që të më ndihmojë me 700 e ca mi euro...

Bego: Unë jam një njeri që punoj me djersën e ballit dhe ushqehem me djersën e ballit. Nuk aplikoj më kurrë në tendera shtetërore kurrë se mu nxiu jeta.

Bardhi: Po aplikimi për leje në bashkinë e tiranës? E ka bërë Ajet Ramccaj.

Bego: Ai e ka bërë kërkesësn për leje në emër të pronarëve. Lulzim Basha rren.

Bardhi: Këtë firmë keni blerë ju?

Bego:Unë kam blerë aksionet e Ajet Ramccaj.

Bego: I them Bardhit, nuk kam gisht në asnjë prej këtyre akuzave që ai ngre. Nëse unë kam këto aksese për të ndryshuar planin e Tiranës, nuk do isha këtu ku jam sot që punoj nën-kontraktor. Nëse mendojnë se do vijnë në pushtet duke u marrë me emrin tim, ja bëj hallall. Ty do të vinte turp për këto poshtërsi që nxjerr nga goja. Shko në prokurori denonco. O Bardhi, më lejo të punoj se jam biznesmen, a mund të lidh unë një kontraktë.

Bardhi: Po jo mor, ke marrë tendera publikë. Po të lejohet të ndërtosh duke ndryshuar planin e Tiranës.

TPZ.AL