TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aanalisti Fatos Lubonja, i kërkon opozitës të ndahet qartazi nga sistemi kriminal i oligarkëve duke iu referuar mënyrës se si opozita denoncon disa nga skandalet korruptive të qeverisë. Sipas Lubonjës, nëse opozita e përmënd me gjysëm zëri emrin e biznesmenit Bashkim Ulaj, për tenderin e Unazës së Madhe, në aferën tjetër e përmend menjeherë Edmond Begon. Sipas Lubonjës kjo gjë ndodh sepse Bashkim Ulaj ka pasur lidhje me qeverinë Berisha.
“Dëgjova një skandal të ri që e ka nxjerrë opozita që lidhet me Edmond Begon. E para është një provë më tepër e asaj që ne kemi një qeveri që punon për një pakicë oligarkësh dhe kriminelësh kundër shumicës. Së dyti është që këtu ka një problem tjetër në fazën e re ku ka hyrë ky sistemi ynë oligarkiko-kriminal. Disa vjet më parë për këta oligarkë pronarë televizionesh etj... dhe ne i dinim pak a shumë si ishin pasuruar. Janë disa që janë edhe pronarë televizionesh ku hyn edhe ky Ulaj.
Por ajo që ëhstë më shqetësuese... është përfshirja e atyre që janë trafikantë droge dhe qeveria ka hyrë në bashkëpunim me këta dhe ky është problemi më i madh. Pra deri tani nuk ishte një përzierje e krimit si në rastine Begos në marrëveshje me qeverinë në rastin që ka denoncuar opozita. Ky është një alarm shumë i madh për shoqërinë shqiptare. Këta njerëz po na shkatërrojnë gjithçka, shtetin ekonominë dhe shoqërinë tonë. Unë nuk e shoh më të vogël se skandalin Ulaj këtë të Edmond Begos. Këto nuk duhen parë të ndara. Po të lexosh komunikatën sapo filloi zonja, i lexoi menjëhre emrin Begos ndërsa në rastin e Ulajt mezi i përmëndte emrin dhe ne e dimë se ka qënë i lidhur me opozitën dhe me Sali Berishën vecanërëisht. Ka disa probleme që unë po i shtroj. Në thelbin e vet problemi numër një është problemi politik i një opozite që duhet të shkëputet qartë nga ky lloj sistemi dhe i dyti kryesor është paraja e krimit që ka kapur ekonominë në mënyrë të llaftarshme”, tha Lubonja.
TPZ.AL