AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 21:48

Biseda me Ramën në celular, Ana: Ja çfarë më shkruajti kryeministri

Debati i Anës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me kryeministrin.

E ftuar sonte në studion e emisionit “Opinion”, studentja shpjegoi arsyet e kësaj kontradikte me kreun e qeverisë.

Më poshtë komunikimi i saj në studio dhe mesazhet që ka këmbyer me kryeministrin Rama.

Ana: Vij nga Gramshi. Jam vetë e pesta në shtëpi dhe përveç meje askush tjetër në familje nuk punon. Paguaj 400 lekë për shkollën. Paguajmë jashtëzakonisht shumë për projektet e shkollës. Llogaritë e shkollës janë të mëdha dhe mezi arrihen. Kryeministri duhet të hedhë firmën dhe s’ka nevojë të vijë në çdo fakultet. Ai nuk di të dëgjojë.

Studentja: Unë këtu po lexoj mesazhin e parë që i kam dërguar kryeministrit.

Haxhiu: Nuk është etike të lexohet komunikimi personal me dikë.