AKTUALITET, 16 Dhjetor 2017, 16:26

Mjeku personal: Enver Hoxha nuk e pëlqente Isuf Kalon, e konsideronte të përkëdhelur

Mjeku personal: Enver Hoxha nuk e pëlqente Isuf Kalon, e konsideronte

Hektor Peçi, mjeku personal i diktatorit Hoxha, gjatë intervistës s tij në “Panorama” zbulon detaje dhe sekrete nga jeta brenda klinikës së ish-udhëheqësit komunist, duke u ndalur gjatë te mënyra sesi i ngjiti shkallet e karrierës, mjeku Isuf Kalo.

Ai tregon se si pas vdekjes së Enver Hoxhës, duke abuzuar me emrin e tij, Isuf Kalo trokiste në çdo ministri dhe kërkonte favore për emërime të larta duke përdorur klishenë “me urdhër nga lart” ndërkohë që nuk kishte asnjë urdhër për ato që ai kërkonte.

Madje, ai thekson se as vete Enver Hoxha nuk e vlerësonte Kalon.

“Ashtu siç e shpjegon Sokoli edhe në librin e Lilianës. Si Sokoli, dhe Enver Hoxha nuk e pëlqenin Isuf Kalon. Enveri, madje, ka pasur çudi se si shkoi ai në klinikën e udhëheqjes, e ka cilësuar si njeri të përkëdhelur. Këto i ka thënë dhe Liliana”- thotë mjeku Peçi gjate intervistës në “Panorama”.