TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vettingu në polici duket se ka frikësuar një pjesë të policëve, pasi rreth 500 prej tyre kanë refuzuar t’i nënshtrohen këtij procesi dhe kanë dhënë dorëheqjen.
Sipas sindikatës së Policisë ata janë mbi 45 vjeç dhe këtë zgjedhje e kanë bërë për të përfituar pensionin suplementar. Punonjësve që kanë dhënë dorëheqjen iu miratohet lirimi nga detyra brenda 30 ditësh dhe për 2 vite ata përfitojnë pagën vijuese.
Kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i afatit të dorëzimit të 3 formularëve të Vettingut në polici, ai i deklarimit të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, rreth 60 % e punonjësve të policisë në rang vendi e kanë bërë dorëzimin.