AKTUALITET, 1 Maj 2018, 13:46

I akuzuari për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në ish-Bllok nxjerr alibinë: Isha në xhami në atë orë

I akuzuari për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në ish-Bllok nxjerr

Ardian Serezi i akuzuari i arrestuar për vrasjen e Memli Begallës ka alibi. Ai thotë se ishte në xhami duke u falur në kohën që ka ndodhur ngjarja.

Prokuroria mori pamjet e kamerave të xhamisë së Kombinatit. Në to, Serezi shfaqet në xhami bashkë me një grup besimtarësh.

Prokuroria ka urdhëruar ekspertizën e pamjeve filmike, për t’u bindur nëse bëhet fjalë për të njëjtën datë dhe orë.

Biznesmeni Begalla u ekzekutua në shkurt në zonën e ish Bllokut.