AKTUALITET, 1 Maj 2018, 12:29

U përdhunua nga 34-vjeçari, si e zbuloi familja e 6-vjeçarit ngjarjen e rëndë (FOTO)

U përdhunua nga 34-vjeçari, si e zbuloi familja e 6-vjeçarit

Një 34-vjecar nga Kruja është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjecar në fshatin Shkozë e Madhe, njësia administrative Thumanë.

Sipas policisë, Dashamir Toci, me precedent te mëparshem penal, u arrestua pas denoncimit të nënës së femijës së abuzuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjec. 6-vjecari është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës.

Ka qenë 6-vjecari që u ka treguar prindërve të tij për atë që i kishte ndodhur. Të tronditur, prindërit i janë drejtuar policisë duke denoncuar Tocin, ndërsa blutë arrestuan të riun deri në sqarimin e rrethanave.

“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryerë mardhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjecar.

Burime nga grupi hetimor thanë për “Panorama” se 34 vjecari është me probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrit te Elbasanit.

Sipas policisë, ai nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 6-vjecarin. Vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të ngjarjes.