AKTUALITET, 1 Maj 2018, 14:10

Armët bërthamore/ Irani i përgjigjet Israelit: Netanyahu një mashtrues famëkeq

Armët bërthamore/ Irani i përgjigjet Israelit: Netanyahu një

Irani e ka quajtur kryeministrin e Israelit, Benjamin Netanyahu, "një mashtrues famëkeq", pas akuzave të tij se Irani po vazhdon programin e armëve bërthamore.

Akuzat e Netanyahut e kanë ndarë perëndimin, vetëm pak ditë përpara se SHBA të vendosë nëse do të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 me Iranin, për armët bërthamore.

Franca është shprehur se është shumë e rëndësishme që marrëveshja të vazhdojë. Megjithatë, SHBA-ja është shprehur se marrëveshja me Iranin, nuk është kryer me qëllime pozitive.

Presidenti Donald Trump, i cili është kundër marrëveshjes, do të vendosë përpara datës 12 Maj, nëse do të dalë nga kjo marrëveshje.

Shtetet e tjera firmëtare, si Britania apo Franca, shprehen se Irani i është përmbajtur marrëveshjes.

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/