AKTUALITET, 1 Maj 2018, 13:51

Milaim Zeka bën fotografi në bregdetin shqiptar, nga plazhi i drejtohet Edi Ramës

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për t’ia kujtuar kryeministri të Shqipërisë, Edi Ramës, se në çfarë gjendje është Gjiri i Lalsit.

Zeka, i cili i ka shpërndarë edhe disa fotografi duke e treguar gjendjen e mjerueshme të bregdetit, tha se të njëjtat janë bërë enkas për kryeministrin Rama. “Kjo foto u ba enkas per Kryeministrin Rama, me pa se ne çfar pleherash jetojme buze detit. Keto jane pamje nga Gjiri Lalsit. Shqipëria nuk prodhon makina, as telefona budall, se le ma te mençur. Shqipëria jeton nga turizmi”, ka shkruar ai.