AKTUALITET, 1 Maj 2018, 13:48

E trishtë, pema i merr jetën shqiptarit në Itali. La jetimë 2 fëmijë (EMRI)

E trishtë, pema i merr jetën shqiptarit në Itali. La jetimë

Nikolin Gjeka eshte shqiptari i cili ka mbetur viktime e nje aksidenti tragjik në Pistoia të Italisë. Sipas mediave italiane, ai eshte zene poshte nga nje peme.

50-vjeçari Gjeka nuk e kishte bere mire llogarine se ku do të binte pema që sapo kishte prere dhe ajo i ra ne koke, duke i shkaktuar demtime te shumta qe i moren jeten.

Shqiptari u gjet rreth orës 6 të mëngjesit të te martes në një pyll mes Campiglio dhe Celo, në rrugën Vecchia di Campiglio.

Mediat fqinje shkruajnë se Gjeka kishte dalë pasditen e djeshme për të marrë dru në pyll, sëbashku me veglat e punës.

Ne kohen qe nuk ishte kthyer në shtëpi në darke, e shoqja ishte vene ne alarm dhe kishte lajmeruar karabinierët te cilet e kërkuan gjatë natës në zonën ku kishte shkuar.

Gjeka i cili punonte edhe si kopshtar, la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.