AKTUALITET, 1 Maj 2018, 12:02

Thellohet skandali/Mësuesi akuzohet për ngacmim seksual edhe të dy vajzave të mitura

Thellohet skandali/Mësuesi akuzohet për ngacmim seksual edhe të

Gjykata e Sarandës la në burg mësuesin 60-vjeçar ndaj të cilit rëndojnë dyshime të forta pedofilie. Neshat Tepelena akuzohet për ngacmime seksuale ndaj 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç.

Pas publikimit nga një televizion, Prokuroria e Sarandës nisi procedimin penal dhe më pas ka marrë dëshmitë e 2 vajzave të mitura.

Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata. Por nuk do jetë Gjykata e Sarandës, ajo që do të merret me rastin, pasi nuk ka seksion për të mitur./abcnews.al