AKTUALITET, 1 Maj 2018, 10:48

VIDEO/ Dhuna ndaj të moshuarës, si e ‘shpëtoi’ live Alketa Veliajn nga pyetja e sikletshme e fëmijës

VIDEO/ Dhuna ndaj të moshuarës, si e ‘shpëtoi’ live

Kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e shohim shpesh teksa përqafon dhe qesh me fëmijët, por këtë herë ai ëhstë gjendet nën rrebeshin e pyetjeve të vogëlushve në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’.

Ndër pyetjet e shumta drejtuar Veliajt, një ndër pyetjet ishte edhe ajo në lidhje me dhunën që poliica bashkaike ushtron ndaj shitësve ambulantë në trotuare.

Kalova nga lagjia ime dhe u tmerrova. Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Plaka e vjetër iu lut policisë ‘’të keqen nëna, të keqen nëna mos mi merr perimet”. – ishte pyetja e fëmijës në emision.

Ndërkohë, Veliaj iu përgjigj me refrenin e zakonshëm dhe që duket e ka mësuar përmendësh tashmë, duke thënë se kemi ndërtuar tregje dhe secili duhe të qëndrojë në vendin e vet.

Sot ne kemi ndërtuar shume tregje, njerëzit që duan të sheshin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…” – tha Veliaj.

Por, si për të mos e lënë në këtë siklet dhe për ta nxjerrë nga situatë prezantuesja Alketa Vejsiu, ndërhyri dhe tha se policia e fortë e bën një shtet të fortë, duke iu drejtuar fëmijëve me këtë frazë.

Policia e fortë, bën një shtet të fortë. Ndaj mos ia ktheni kurrë fjalën policëve” – tha Vejsiu.

Shiko nga minuta e 18 e pas: