TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhimbja për familjet në pamundësi ekonomike që jetojnë në zonat e thella të vendit është shumë e madhe. Kryebashkiakja e Shkodrës sjell nga fshati Postribë, realitetin mjeranë në të cilën jetojnë banorët.
Njëkohësisht ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, i cili duket se sheh vetëm qendrat urbane dhe kënaqet duke postuar kartolina të bukura çdo mëngjes. Përtej këtyre kartolinave ka mjerim kudo.
Postimi i Ademit
Në Postribë, me familjet në vështirësi ekstreme ekonomike, duke u munduar që ky fundvit të jetë sadopak ndryshe.
Dhimbja është e madhe, në pamundësi për të siguruar bukën e përditshme, pa një ditë të nesërme. Ushqimi që arrijmë të sigurojmë gjatë vitit nuk mjafton! Realitet I dhimbshëm...paraplegjikë, të verbër, të pa mundur, të lodhur nga jeta ...varfni
Shpresoj që ndokush nga qeveria të lexojë e të shohë. E vërteta flet! Mjafton me lexu e me pa!
Minimalisht, të na japin mundësinë t’i akordojmë ndihmën e duhur ekonomike. Është e lehtë zgjidhja! Me shumicën e votave në parlament ndryshohet ai ligj çnjerëzor që ia ka hequr e nuk ua jep këtë të drejtë!
[gallery columns="1" ids="46780,46781,46782,46783,46784,46786,46787,46788,46789,46790,46791,46792,46793,46794,46795,46796,46797,46798,46799,46800,46801,46802,46803,46804"]