AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 16:27

Mori ftesën nga trajneri Reja, Taulant Seferi: Ëndrra ime po bëhet realitet, nuk do t’iu zhgënjej

Taulant Seferi është ftuar për herën e parë në Kombëtare, diçka që e ka gëzuar shumë lojtarin.taulant seferi

Sulmuesi i huazuar nga Jang Bojs te Ksamaski, është shfaqur mjaft i emocionuar, teksa thotë se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, 22-vjeçari shfaqet shumë i lumtur, teksa shkruan: “Faleminderit te gjithëve qe gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi. Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf. Jam shumë i lumtur dhe më në fund ëndrra ime po bëhet realitet. Do jem gjithmonë për kombin tim.”, shkruan sulmuesi.

Teksa në një postim pak më herët kur mori ftesën, Seferi shkruante: “Faleminderit për besimin, asnjëherë nuk do t’ju zhgënjej!”

Taulant Seferi së bashku me Lindon Selahin, ishin risitë në listë e publikuar nga trajneri Edi Reja, për dy ndeshje shumë të rëndësishme të këtij muaji, të cilat do të përcaktojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.