TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës së sotme plenare mazhoranca pa praninë e opozitës pritet të rrëzojë dekretin e presidentit Meta “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””.
Ministri Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në parlament rishpjegoi ligjin në fjalë, ndërsa tha se barra fiskale që rritet është vetëm ajo për Lotarinë Kombëtare.
Fjala e plotë e Ahmetaj:
Dua ta përdor momentin e dekretit të presidentit për të sqaruar edhe një herë opinionin publik për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë dhe të ndaj me aktorët ekonomikë apo forcat politike qëndrimin e qeverisë përsa i përket debatit për lojërat e fatit duke nisur nga 1 janari 2019.
Cfarë ka kthyer presidenti? Presidenti ka kthyer me dekret ligjin e të ardhurave. Ligji ka ulur tatim fitimin nga 15% në 5 % për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Ky ligj është një nga pjesët e politikës fiskale. Gjithashtu kemi ulur taksën për bizneset me xhiro nga 8 deri 14 mln lekë i kemi ulur taksën dhe kemi rritur një taksën, atë të lotarisë kombëtare nga 10% në 15%.
Kush do më dëgjon pyet si ka mundësi që e ka rrëzuar? Unë besoj se në dekretin e presidentit ka një keqkuptim. Dikush e ka këshilluar presidentin gabim. Ne i rrisim tatimin në konceptin e shkruar në ligjin 2015 Lotarisë Kombëtare.
Ku është ulja e ngarkesës fiskale për lojërat e fatit. Lotaria kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 %. Pse ta linim të taksohej me ulët? Pra unifikuam taksimin. “
Është qesharake. Dua t’u kujtoj qytetarëve se në vitin 2005 taksimi ka qenë 20 %, në 2008 këta që mungojnë ia lehtësuan në 10 % ne ia rritëm barrën fiskale.
Këtu mbyllet debati i pabazë qesharak, që bëjnë shumë njerëz në këtë sallë e përtej kësaj salle sa i përket lojërave të fatit. Nuk kemi dhënë asnjë licënsë të re, pra debati se kur lulëzuan lojërat fatit. Deri në 2013 kanë qenë 40 kompani, sot janë vetëm 20 kompani.
TPZ.AL