TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëhemi me dije, se ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në deklarimin e saj për çështjen e negociatave dhe vështirësinë e madhe të hapjes së tyre nga Hollanda dhe sidomos, së fundmi edhe nga Franca, e konsideroi refuzimin e Francës, si një humbje të madhe të këtij shteti dhe njëkohësisht si fitore të Shqipërisë.
Gazetari Denis Minga i Report TV, që kurrë nuk ndodh të habitet, u trash goxha nga ky pohim dhe për të kundërshtuar aq sa mundej, përdori retiçencën me fjalët "po kjo është pak...".
Ja çfarë tha konkretisht ish ministrja:
"Edhe kjo mund të jetë. Shiko, unë nuk vuaj nga megallomania dhe as nga narcizizmi, por një gjë mund t'ju them me bindje! Humbja do të jetë e tyre, jo e shqiptarëve... Jo nuk vuaj nga megallomania e shqiptarëve, jo, humbja do të jetë e atyre, Shqipërisë do t'i bëhet vetëm mirë".
Për t'u qartësuar më shumë rreth kësaj deklarate, ndiqni videon e mëposhtme:
[video width="960" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/10/mimi-kodheli.mp4"][/video]
/TPZ.al/Tej e këtej/