TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri ku u takua me Rektorin Gino Mirocle Crisci, me studentë arbëreshë dhe shqiptarë, me pedagogë, si dhe me stafin akademik.
"Universiteti i Kalabrisë për vendin tim dhe për mua personalisht nuk është si çdo universitet tjetër. Me këtë universitet është e lidhur fort tradita e promovimit të identitetit arbëresh, i cili është një identitet “sui-generis” (shqiptaro-italian) që bashkon e ndërlidh dy anët e Adriatikut. Me këtë universitet lidhet historia e albanologjisë, historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.
Ne u jemi mirënjohës kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.
Nëse interesimi për gjuhët e vendeve të vogla e të palëvruara nis me enciklopedistin dhe filozofin gjerman Lajbnic, Italia e Jugut ka meritën historike si vendi i themelimit të së parës katedër të gjuhës shqipe në botë. Italia e Jugut u bë atdhe i dytë jo vetëm për arbëreshët, por edhe për grekët e sllavët, për të gjithë ata që historia i njeh si levantinë", tha midis të tjerash Presidenti i Republikës.
/TPZ.AL/
