TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një “qytetari dixhital” i cili ndodhet në arrati, pasi për të ka një dënim për ndërtim pa leje.
Qytetari i është ‘ankuar’ Berishës për mos dhënien e një amnistie të mundshme dhe kjo për faktin se babai i tij i moshuar ndodhet në prag të vdekjes, shkruan ndër të tjera mesazh dërguesi.
Unë jam dënuar për një ndërtim që është bërë nga babai im, por u ndoqa unë penalisht, çështja është çuar për rekurs në Gjykatën e Lartë por nuk ka asnjë datë gjyqi, shkruan ai. E ndërsa ish-kryeministri e ka shkruar përkrahë mesazhit të qytetarit: Shtet i pa shpirt, nuk bën amnisti.
Postimi i plotë i Berishës:
Shtet i pashpirt, nuk ben amnisti!
Noriega, narkotraministrat dhe narkodeputetet e tij nuk bene amnisti per viktimat e terrorit te tyre kete vit! Te pashpirt!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“I NDERUAR DOKTOR
Po të shkruaj per një problemin tim se vetëm ju besoj që do jepni zgjidhje.
Jamë Gezim Xherexhiu lindur e rritur në Tomorric fshatin Kërpic të rredhit Gramësh .sotë jetojmë familjarisht nga 1995 në Itali Jamë babaj 5 fëmijëve. Jamë një nga krijuesit e PD në Gramësh një nga delegatët e kuvendit parë të PD Sotë ndodhem në arrati se shteti i Matrapikut E. Romës më ka dënuar me burgim një vitë për ndërtim pa leje. Ky ndërtim është bërë në fshatin e lindjes nga babai imë qe sotë është 98 vjeçë por për çudi nukë u more ai si shkelsë i ligjit por unë është e kuptueshme se duheshin lekë që nga policia prokuroria e në fund gjykata. Kjo istori ka 23 gusht 2014 jamë dënuar nga gjykata e apelit Durrës i vit burkë me 3 korrik 2o16 është bërë rekrus gjykatas lartë por dhe sotë ska një datë gjyqi. Babai im është në prag të vdekjes kërkon të më shorë me sy e të lirë që të më prihet i qetë në atë bote mos më iki me merak se u bë sebep ai që unë të vuaj arratinë unë dua tja hedhë një lopatë dhe e ti japë lamtumirën e fundit pa hekura në duar. RESPEKTE”