AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 17:57

Shullazi i përmend emrin gjyqtares: Ylvi Beqaj më tha, na prishi punë, i çova mesazh dhe ajo

Shullazi i përmend emrin gjyqtares: Ylvi Beqaj më tha, na prishi

Emilajno Shullazi ka folur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për lidhjen e tij me biznesmenin Ylvi Beqaj dhe për çështjen “Vollga”.

Shullazi nuk ka pranuar në asnjë mënyrë se ka kërcënuar biznesmenin Beqaj, por tha se ai e ka ndihmuar atë me gjyqin që ai ka pasur për ish Hotel Vollgën. Gazetari i ‘Panorama’ bën me dije se gjatë seancës Shullazi është shprehur se Beqaj i ka kërkuar ndihmë për ndërmjetësim me palën tjetër.

“Ai donte që ta ndërmjetësoja, ndërkohë që gjyqet herë i fitonte dhe herë i humbte. Ramë dakord që nëse e merrte Vollgën unë do të merrja 1.4 milionë euro nga shitja”, ka deklaruar Shullazi.

Po ashtu ai ka folur edhe për ndërmjetësimin e tij tek gjyqtarja Fatmira Hajdari. Ai tha se kur shkoi çështja në Apel i kishte dërguar asaj një mesazh për të cilin kishte marrë një përgjigje.

“Më tha Ylvi që Fatmira na prishi punë, i çova mesazh me numrin e Gilmando Danit dhe më ktheu përgjigje, por nuk e mbaj mend çfarë i shkrova”, ka thënë Shullazi para togave të zeza