AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 16:45

Deputeti Spahiu i përgjigjet Nikollajt: Mos luaj rolin e “këlyshit” të Qeverisë!

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, reagoi në mënyrë të fortë në lidhje me rolin që luajnë sindikatat, duke theksuar se “për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë!”.

Por reagimi i Spahiut vjen si përgjigje edhe ndaj kreut të Konfederatave të Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj. Ky i fundit akuzoi sot LSI-në dhe disa OJF, se kishin tentuar të agravonin protestën e naftëtarëve të mbajtur gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Energjisë.

Deputeti Spahiu, sqaron se nuk ka qënë asnjë përfaqësues i LSI apo i opozitës në këtë protestë, por ishin vetë naftëtarët të cilët kanë ngritur zërin për këtë padrejtësi.

Statusi i plotë në Facebook:

Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë!

Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi!

Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

Këlyshët dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.

Opozita duhet të vihet te ballë të tyre....

/TPZ.AL/