TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur tashmë në dyert e Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku do të zhvillohet një proces për njohjen e masës së sigurisë, e bërë e ditur dy ditë më parë.
Tahiri do të njihet me vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e tij për të lëvizur jashtë kufinjve të territorit të Shqipërisë. Masa u mor dy ditë më parë nga Gjykata.
Prej disa ditësh tashmë kanë dalë në pah jo vetëm përgjime të reja të ardhura nga zbardhja e dosjes së Habilajve, por edhe dyshime të forta se Saimir Tahiri mund të jetë nën hetim nga autoritetet italiane.
Ndërkohë në Shqipëri, Tahiri po hetohet nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
TPZ.AL