AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 09:51

VIDEO/ Ndizet furra e re e Uzinës së Ferrokromit në Burrel, shihni pamjet

VIDEO/ Ndizet furra e re e Uzinës së Ferrokromit në Burrel,

U ndez sot në mëngjes, furra e re e Uzinës së Ferrokromit në Burrel. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, sot në mëngjes, shoqëruar me pamjet e ku vë në dukje se bëhet fjalë për investim ku do të punësohen mbi 120 punonjës me pagë mesatare 650 USD.

"Mirëmëngjes, - shkruan Rama, - dhe me këto sekonda të sapondezjes së furrës së re të Uzinës së Ferrokromit në Burrel, ku falë një investimi prej 9 milionë euro do të rritet kapaciteti përpunues i kromit në vend e do të punësohen edhe 120 punonjës më shumë me një pagë mesatare 650 USD, ju uroj një ditë të mbarë."

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155395283336523/