TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar jo më gjatë se një javë më parë, në emisionin Xing me Ermalin, Marina Vjollca rrëfeu disa detaje rreth dasmës së saj dhe projektit të ri televiziv, që pritet të startojë gjatë këtij sezoni në TvKlan.
Gjithashtu, e pyetur nga Ermali, nëse Marina me Getoarin do bëjnë muaj mjalti, ajo duke u treguar shumë e rezervuar, thotë që: “kemi bërë mjaft pushime para dasmës, për momentin duhet ti përkushtohem punës dhe projekteve”.
Duke u treguar kështu tepër e rezervuar në përgjigje, Marina Vjollca si duket kërkon të tërheq vëmendjen e publikut, ta bëje atë kureshtarë dhe pse jo më pas ta surprizojë.
Përmes një fotoje në instagramin e saj, mësojmë se moderatorja e njohur në vendin tonë, tashmë ndodhet me pushime në një vend ishullor që quhet Xhamajka, ne detin e Karaibeve.
Në fotot e postuara nga vetë ajo, Marina shfaqet e vetme, pa Getoarin. Por nuk mund ta lemë me kaq. Nga i njëjti vend, foto ka hedhur dhe Gertoari dhe Luana Vjollca, duke na lënë të kuptojmë që ata së bashku po shijojnë pushimet dhe pse sezon pune. tpz.al