AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 15:29

Manovra për Shkodrën/ PS gjen zgjidhjen për zëvendësimin e Ademit

Manovra për Shkodrën/ PS gjen zgjidhjen për

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër do të zhvillohet ditën e hënë, pavarësisht dorëheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri, nga marrja e detyrës së kreut të njësisë vendore të kryeqendrës së veriut.

Këshilli i ri pritet të konfirmojë se mandati i kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademi, ka përfunduar dhe se zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve që do të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale të radhës në Shkodër.

Brenda pritshmërive, pas tërheqjes së Pjetrit, i cili mund të largohet pa kthim nga politika nëse provohet vërtetësia e akuzave të ngritura nga PD-ja, që janë verifikuar edhe në mënyrë të pavarur nga “Zëri i Amerikës”, presidentit të Republikës, Ilir Meta, nuk do t’i kërkohet dekretimi i një date të re zgjedhjesh për Shkodrën, pasi kreu i shtetit nuk e njeh 30 qershorin.