AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 15:11

Tronditet Real Madrid, Eden Hazard shtyn debutimin në La Liga

Tronditet Real Madrid, Eden Hazard shtyn debutimin në La Liga

Nuk kanë fund problemet për Real Madrid. Pas paraqitjeve të dobta në miqësoret e verës, Zinedine Zidane ka marrë një lajm të keq në prag të ndeshjes së parë në sezonin e ri të La Liga. Eden Hazard duhet të shtyjë debutimin në kampionatin spanjoll, pas një dëmtimi të pësuar në stërvitje.

Në këtë mënyrë, blerja më e bujshme e merkatos për klubin madrilen do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Celta Vigo. Lajmi konfirmohet me anë të një njoftimi për mediat shpërndarë nga “los blancos”. Bëhet fjalë për një dëmtim në kofshën e këmbës së djathtë, që kërkon nga 3-4 javë kohë për t’u rikuperuar.