AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 14:41

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Përplasen dy automjete, pesë të plagosur

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Përplasen dy

Një aksident është regjistruar ditën e sotme te varrezat publike ne aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.

Sipas informacionit paraprak, mësohet se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë pesë persona mbetën të plagosur.

Policia ndodhet ne vendngjarje, ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.