AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 14:30

“S’e di që jam dënuar 20 vite për vrasje”, flet Sadetin Erkoçeviq, anëtar i Bajrave

“S’e di që jam dënuar 20 vite për vrasje”, flet


Sadetin Erkoçeviq, 28-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë ka dalë sot para trupit gjykues ku është njohur edhe me masën “arrest me burg”.

I pyetur nga trupi gjykues, shkodrani, i njohur edhe si anëtar i Bajrave është shprehur se nuk kishte dijeni se ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

“Nuk dua të flas tani, do flas në një moment të dytë. Nuk e di që jam dënuar me 20 vite burg për vrasje,”– anëtari i grupit të rrezikshëm kriminal, që njihet edhe për shoqërinë e tij me Eljo Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut një vit më parë.

28-vjeçari i lindur në Shkodër u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi dyshohej se do të kryente një krim në Tiranë.

Në momentin e arrestimit Erkoçeviqit iu sekuestrua një pistoletë që e mbante në çantë, me një plumb në fole.

Sadetini rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014.